Vendosni fjalën kyçe....

Apple do mbyllë të gjitha dyqanet në botë deri në 27 mars


Apple do të mbyllë të gjitha dyqanet e tij, në botë, përveç atyre në Kinë, deri më 27 mars.

Kompania po ashtu është angazhuar të ofrojë 15 milionë dollarë për të ndihmuar me epideminë globale të koronavirusit.  Të gjitha dyqanet e Apple në Kinë ndërkohë janë rihapur, pasi u mbyllën për gjatë thuajse dy muajve të fundit, kohë gjatë të cilës, rajoni u godit rëndë nga epidemia e koronavirusit.

“Ndërsa shkalla e infektimeve të reja vazhdon të rritet në shumë vende, ne po marrim masa shtesë për të mbrojtur pjesëtarët e ekipit tonë dhe klientët”, tha kompania në një deklaratë.

Punonjësit e Apple në të gjithë botën do të fillojnë të punojnë nga shtëpia, atje ku është e mundur ndërsa të gjitha ambjentet do t’i nënshtrohen pastrimit të thellë dhe dezinfektimeve. Sidoqoftë, klientët do të mund të vazhdojnë të bëjnë blerje në websajtin e Apple ose të marrin ndihmën e klientit online.

Donacionet e Apple, në total 15 milionë dollarë, janë kanalizuar për trajtim mjeksor të pacientëve dhe për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë – thuhet po ashtu në deklaratë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *