Vendosni fjalën kyçe....

Del përgjigja e analizave, Trump nuk është prekur nga koronavirusi


Pasi shumë zyrtarë të cilët ai i kishte takuar së fundmi u konfirmuan me koronavirus, edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump u detyrua t’i nënshtrohej testit për koronavirusin.

Por mjeku i tij deklaroi se përgjigja ka rezultuar negative, shkruan Reuters. Pas shqetësimeve të shumta të gazetarëve, presidenti Trump u tha se ai kishte bërë një test për virusin të premten në mbrëmje, e të shtunën në mbrëmje mjeku i tij, Sean Conley, tha që rezultatet ishin negative.

Presidenti i SHBA-së u takua me një delegacion brazilian javën e kaluar, një anëtar i të cilit u konfirmua me koronavirus.

SHBA-ja ka regjistruar 2,226 raste të koronavirusit të ri, por mjekët thonë se ende nuk ka arritur kulmin e shpërthimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *