Vendosni fjalën kyçe....

Denoncoi mungesën e veshjeve speciale në QSUT, mjeku: Më shkarkuan nga puna


Ilir Allkja, Mjeku i Urgjencës së QSUT-së i cili pak ditë më parë u shfaq në një video të kryedemokratit Lulzim Basha duke deklaruar se bluzat e bardha nuk kanë mjetet dhe veshjet e duhura për të trajtuar pacientët me koronavirus, thotë se është shkarkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Allkja tregon se atij i është komunikuar shkarkimi në mënyrë verbale pa i dhënë asnjë motivacion.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe shefin e Urgjencës, Skënder Brataj, se po hakmerren për shkak të denoncimit të tij.

Pavarësisht shkarkimit, Allkja thotë se do të qëndrojë në punë për sa kohë që nuk e ka patur urdhrin në mënyrë zyrtare me shkrim dhe me motivacion.

“Miqtë e mi, sonte më është kërkuar që të largohem nga puna pa motivacion. Kërkova të ma jepnin me shkrim. Hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt në kohën kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë. Sonte po qëndroj në punë kundër urdhrit verbal, në shërbim të pacientëve”, shkruan Allkja.

Basha publikoi një video të mjekut Ilir Allkja gjatë një deklarate pak ditë më oarë, ku ai shprehej se ishte futur në vetëkarantinim pasi kishte vizituar pa mjete mbrojtëse një të dyshuar për koronavirus. Si përgjigje, kryeministri Edi Rama tha se mjeku i kishte shërbyer propagandës së opozitës për të përhapur panik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *