Vendosni fjalën kyçe....

Dhëndri në Elbasan thyen rregullat, merr nusen me pajton pa marrë masa kundër koronavirusit (FOTOT)


Grumbullimet e njerëzve janë ndaluar me urdhër të qeverisë, por një familje në Elbasan e ka thyer këtë rregull.

Një çift i ri është martuar dhe dhëndri e ka marrë nusen e tij me pajton, pa marrë asnjë masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Top Channel ka publikuar disa foto nga momenti i marrjes së nuses me pajton dhe realizimi i fotografive me shoqërueset e nuses që duan të kapin lulet.

Deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 42. Mes tyre janë edhe dy pjesëtarë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të cilët janë infektuar pasi janë kujdesur për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani, janë tre pacientë në kujdes intensiv, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *