Vendosni fjalën kyçe....

Duartrokitjet në ballkone, shqiptarët e spanjollët jo aq origjinalë sa italianët (VIDEOT)


Ditën e djeshme shumë familje në Tiranë iu përgjigjën thirrjeve që të dilnin në dritare e ballkone, për të duartrokitur infermierët dhe mjekët që ndodhen në frontin e luftës me koronavirusin.

Por duket se kjo ide nuk paska qenë edhe aq origjinale. Në Spanjë ka ndodhur e njëjta gjë siç shkruajnë mediat lokale, në të gjitha qytetet njerëzit kanë dalë në ballkone duke duatrokitur dhe duke thërritur: Rrofshin mjekët!.

Më poshtë keni edhe disa video nga disa qytete të Spanjës, Madridi, Barcelona…

Por së pari kjo nisi nga Italia. Fqinjët tanë jo vetëm që kanë dalë të duartrokasin për mjekët, por përveç duartrokitjeve ja kanë marrë këngës e kanë nisur të kërcejnë nëpër ballkone. E disa kanë luajtur dhe instrumente. E gjithë kjo ka ndodhur dy ditë më parë, e Shqipëria e Spanja tentuan të bëjnë të njëjtin gjest me 14 mars por asnjëra nuk arriti në nivelin e entuziazmit të italianëve të cilët kanë pësuar edhe më shumë humbje, 1441 viktima e 17.750 të prekur deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *