Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nuk mjaftojnë duartrokitjet, mjekët tanë punojnë në kushte të pafavorshme


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ndarë me publikun historinë e një mjeke shqiptare, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.

Bëhet fjalë për doktoreshë Silva Ruli Shameti, për të cilën Kryemadhi shpreh mjaft konsideratë.

Në një kohë të vështirë me të cilën po përballet edhe vendi ynë, Kryemadhi shprehu falenderime dhe lutje edhe për të gjithë mjekët shqiptarë, ata që punojnë në vende të huaja e në veçanti ata në Shqipëri. Këta të fundit sipas Kryemadhit,  po punojnë profesionin në kushte shumë më të pafavorshme në krahasim me kolegë të tyre në Europë.

 “Kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.
Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë. Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu.
Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithë mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojmë që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara.
Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!”– shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *