Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha lë Pallatin Buckingham nga frika e koronavirusit


Mbretëresha Elisabeth II është larguar nga Pallati mbretëror për shkak të frikës nga koronavirusi dhe do të qëndrojë në karantinë.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, mbretëresha 93-vjeçare u zhveshdos në Kështjellën në Windsor pas bisedimeve për krizën.

Planet janë për ta karantinuar atë dhe princin Philip (98 vjeç) në Sandringham, nëse përkeqësohet përhapja e koronavirusit.

Britania e Bashkuar ka konfirmuar 1,140 raste me koronavirus deri tani, 21 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

“Ajo është me shëndet të mirë, por mendohet se është më mirë të transferohet. Një pjesë e madhe e stafit të saj janë pak në panik mbi koronavirusin.

Pallati pret vazhdimisht një numër të lartë vizitorësh, përfshirë politikanë dhe personalitete nga e gjithë bota. Mbretëresha ka takuar shumë njerëz atje deri vonë. Por ajo është një javë larg nga ditëlindja e 94-të dhe këshilltarët besojnë se është më mirë të largohet.”– tha një burim nga pallati mbretëror për gazetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *