Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbi 1 mijë mjekë e infermierë dolën vullnetarë, marrin 1 mijë euro bonus


Kryeministri Edi Rama thotë se thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer vullnetarisht dhe për t’u vënë krah bluzave të bardha në betejën kundër COVID-19, u janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë.

Ai shtoi se këta mjekë, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro duke nisur që nga marsi.

“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *