Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron bizneset: Gjoba deri në 5 milionë lekë nëse rrisni çmimet, po e përsëritët ju mbyllim


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset, farmacitë dhe tregtarët, që kanë abuzuar me çmimet këto ditë, se do të gjobiten deri në 5 milionë lekë.

Rama thotë se nëse ky lloj abuzimi do të përsëritet, zubjektet do të mbyllet për 6 muaj.

“ Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *