Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet harta e Europës dhe që sipas tij tregon se sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang europian për t’iu përgjigjur përhapjes së koronavirusit.
Në hartë tregohet kronologjia e mbylljes së shkollave, një ndër masat e menjëhershme për të parandaluar përhapjen e epidemisë dhe Shqipëria së bashku me Rumaninë shfaqen të dytat në veprim pas Italisë.
“NË KËTË HARTË QË TREGON KRONOLOGJINË E MBYLLJES SË SHKOLLAVE, MUND TË SHIHET SE SA SHPEJT KA VEPRUAR SHQIPËRIA NË RANG EUROPIAN!”, shkruan Rama.