Ish-ylli i Brazilit dhe Barcelonës, Ronaldinho, po bën atë që di të bëjë më mirë teksa ndodhet i burgosur në Paraguai, duke shënuar pesë gola gjatë ndeshjeje futbolli në burg.
Ish-fituesi i Topit të Artë u arrestua nga autoritetet paraguaiane këtë javë pasi ai dhe vëllai i tij dyshohet se kishin tentuar të hynin në vendin e Amerikës së Jugut pa dokumentacion të vlefshëm.
Sipas medias paraguaine Hoy, Ronaldinho u bind për të marrë pjesë në një turne futbolli në burg, në të cilin çmimi ishte një gic 15 kilogramësh, një çmim që qëndron në kontrast të ashpër me nderimet që ish-ylli i Barcelonës kishte fituar më parë në karrierën e tij vezulluese.