Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i koronavirusit në Itali, numri i viktimave shkon në 1809


Mbrojtja Civile italiane në një deklaratë për mediat njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 1.809, ku vetëm ditën e djeshme kishte 175 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka shkuar në 27,747.

Drejtori i Urgjencës Angelo Borrelli njoftoi se numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi në Itali është 2.335.

“Bergamo është krahina me numrin më të lartë të infektuarve nga koronavirusi, në Lombardi.

Numri i të prekurve në këtë zonë shkon në 3.416, ku vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 552 të infektuar”, tha këshilltari për Mirëqenie të Lombardisë, Giulio Gallera në Facebook.

Në Brescia ka 2.473 (+351), në Kremona 1.792 (227), në Pavia 722 (100), në Mantua 327 (60), Monza dhe Brianza 339 (+115).

Në qytetin e Milanos janë infektuar 1.750 (+200), nga të cilët 711 në qytet (79), pra me numër në proporcion me popullsinë më të ulët se zonat e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *