Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Ekathimerini shkruan se pacienti që ka ndërruar jetë është një burrë 53 vjeç, i cili ishte dërguar të martën në spitalin AHEPA nga qyteti i Kozanit në gjendje kritike.
Ai ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele, në spitalin në Selanik. Sipas gazetës greke, 53-vjeçari vuante nga një sëmundje.
Autoritetet greke njoftuan të shtunën që 38 pacientë të rinj janë infektuar nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 228.