Tottenham Hotspur dhe Leicester City janë në gjurmët për Strakoshen
Garë dyshe për Thomas Strakoshën. Portieri i kombëtares shqiptare i cili ka treguar një nivel shumë të lartë me Lazion gjatë këtyre viteve të fundit dhe në këtë sezon po ndihmon bardhekaltrit të luftojnë për titullin kampion në Itali, kërkohet nga ngulm nga dy skuadra të Premier League.
Tottenham Hotspur dhe Leicester City interesohen për gardianin e Lazios, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me kryeqytetasit.
Strakosha përfiton 1 milionë euro në sezon te Lazio por për të shmangur interesin e klubeve angleze, Lotito mund ti ofrojë një kontratë të re.