Vendosni fjalën kyçe....

U kujdesën për të sëmurët me koronavirus, dalin pozitivë dhe 2 pjesëtarë të Sanatoriumit


Mes 42 personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, dy prej tyre janë pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas kontaktve me të sëmurët e konfirmuar me COVID-19, janë infektuar dhe dy prej mjekëve.

Këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.
Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste.”- lajmëroi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i personave të infektuar me virusin Covid- 19 në vend ka shkuar në 42 nga 38 që numëroheshin një ditë më parë. Nga katër pacientët e rinj, dy janë pjesëtarë të personelit mjekësor.

Harta e qyteteve të prekura nuk ka ndryshuar, vijojnë të jenë Tirana, Durrësi, Rrogozhina, Elbasani, Lushnja e Fieri.

Nga këto, Tirana mban rekordin me numrin e të infektuarve, ku numri është rritur në 26 nga 22 që ishte një ditë më parë. Ndërsa në qytetet e tjera nuk ka patur ndryshime në numrin e të sëmurëve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *