Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 3 masat që duhen marrë urgjentisht kundër koronavirusit


Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se qeveria duhet të marrë 3 masa urgjente në këtë kohë për tu përballur me koronavirus.

Basha gjithashtu saktësoi se pas dallgës së kronavirusit po vjen dallga ekonomike.

Kufizimet e forta dhe masat ekstreme kërkojnë masa mbështetëse. Tre gjërat që duhet të bëhen një orë e më parë.

  • Të sigurojmë vijën e parë, mjekët.
  • Të kemi pajisje mbrojtëse për të gjithë personelin mjekësor.
  • Të sigurojmë që të kemi pajisjet testuese. Sot duhet të kemi mjaftueshëm pajisje për të testuarit.

Kemi 50 për qind të popullsisë që në kushte normale mezi ia del. Kanë nevojë për ndihmë. Një paketë sociale që kemi propozuar. Natyrisht edhe të moshuarit dhe pensionistët. Po sot vura re që është shpallur nga Rama ajo për të siguruar ushqime për pensionistët. Mos të harrojmë që me këtë dallgë po vjen edhe një dallgë ekonomike. Prandaj, sot duhet të shpallet paketa veçanërisht biznesit të vogël që është shtylla e ekonomisë shqiptare. Duhet të nisin pezullimet e detyrimeve”-deklaroi Basha në emisonin “Open”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *