Vendosni fjalën kyçe....

Bota në karantinë, presidenti meksikan s’e vret mendjen, takon e përqafon qytetarët (Video)


Ndërsa qeveritë në mbarë botën u kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda dhe të praktikojnë distancimin shoqëror për shkak të koronavirusit, presidenti i Meksikës, Obrador, e ka shpërfillur këtë gjë duke u takuar me qytetarët në tubimet e mëdha që ka organizuar.

Ndërsa politikanët në SHBA po anulojnë mitingjet, duke mbajtur debate në salla bosh pa audiencë dhe shtrëngime duarsh, Obrador, ka marrë një qasje të ndryshme, përkundrazi ai i ka rritur aktivitetet e tij publike.

Obrador, i cili aktualisht po viziton shtetin meksikan jugperëndimor të Guerreros, mund të shihet duke shtrënguar duart, duke bërë selfie, duke u përqafuar, madje dhe duke u puthur me përkrahësit e tij të shumtë gjatë ndalesave në qytetet Marquelia, Cruz Grande dhe në zonën e Costa Chicas.

Një video nga Costa Chica tregon sesi Obrador futet mes një turme të gëzuar, duke shtrënguar duart dhe bërë selfie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *