Zv.kryeministri Erion Braçe, e ka nisur ditën me një apel për shqiptarët duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai paralajmëron se kjo është java më kritike pasi përkon me fazën e inkubacionit çka nënkupton një rritje të numrit të të infektuarve.
“Mirmengjes!
Diell!
Por eshte java me e veshtire e mundshme;
Koha e inkubacionit perputhet me kete jave, kjo mund te sjelle te tjere njerez te infektuar dhe ata mund te infektojne edhe me shume njerez!
Ndaj rri ne shtepine tende!
Vecanerisht te moshuarit, femijet qe bartin e transmetojne,
cilido tjeter qe vuan nga patologji te tjera, te cilat te kombinuara me korona virus, vrasin!
Kemi zgjedhur te mbrojme jeten tende!
Ti duhet te bashkepunosh!
Zbato rregullat!
Nise duke ndenjur ne shtepine tende ne javen me kritike!”– shkruan Braçe.
Deri më tani në vendin tonë numërohen 42 persona të infektuar, 20 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë dhe tre prej tyre po mbahen në kujdes intensiv. Nga këta 3 pacientë, njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rënduar.