Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vidhte sahatet e ujit në lagjet e Durrësit, arrestohet qytetari


Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet se vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit bregdetar.

I arrestuari është një 39-vjeçar me inicialet A.H, banues në Tiranë. Atij i janë gjetur nga uniformat blu plot 18 sahatë.

“Vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, vihet në pranga autori.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 18 sahatë uji.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, pas ankesave të marra nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.” – thuhet në njoftim.

Policia thotë se po vijon hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se ka kryer 39-vjeçari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *