Rregullatori kombëtar i konkurrencës në Francë njoftoi të hënën se ka gjobitur gjigantin e teknologjisë amerikane Apple me 1.1 miliard euro për praktikat antikonkurruese pas gati një dekade hetimesh.
Vendimi vjen mbi sjelljen e pretenduar të Apple kundër konkurrencës në rrjetet e saj të shpërndarjes dhe shitjes.
Autoriteti tha se dy nga shitësit me shumicë të Apple, Tech Data dhe Ingram Micro, u gjobitën me 63 milionë euro dhe 76 milionë euro respektivisht për vendosjen e paligjshëm të çmimeve.
Sipas rregullatorit francez, Apple dhe dy shitësit me shumicë kanë rënë dakord të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të parandalojnë shpërndarësit të konkurrojnë me njëri-tjetrin, duke prishur kështu tregun e shitjes me shumicë për produktet e Apple.
Muajin e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e vendit për Konkurrencën, gjobiti 25 milionë euro për praktikën e kompanisë për të ngadalësuar iPhone-t pas përditësimeve të sistemit operativ.