Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit hyjnë në shtëpinë e futbollistit të Tottenham-it, gruaja dhe fëmijët kalojnë çaste tmerri


Familja e Jan Vertonghen ka përjetuar çaste tmerri pasi katër burra të armatosur i drejtuan armët dhe u vodhën shtëpinë, ndërkohë që futbollisti ishte në Gjermani për të luajtur kundër Leipzig.

Policia konfirmoi se burrat e maskuar u futën me forcë në shtëpi ndërsa gruaja dhe fëmijët e Vertonghen ndodheshin brenda.

BBC shkruan se ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin në rrezik, mbrojtësi 32-vjeçar i Belgjikës ishte në Gjermani për ndeshjen e dytë kundër Leipzig.

“Ne jemi në mbështetje të Jan dhe familjes së tij gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht traumatike”– tha një zëdhënës i klubit londinez.

“Ne inkurajojmë këdo që ka ndonjë informacion që të dalë përpara për të ndihmuar policinë në hetimin e tyre.”- thuhet më tej.

Policia zbuloi se kishte marrë një thirrje telefonike për ndihmë, rreth orës 19:50 të mbrëmjes së 10 marsit pasi ishte raportuar një grabitje.

“Askush nuk u plagos. Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të arrinin oficerët. Nuk ka pasur arrestime dhe hetimet vazhdojnë.”– njoftonte policia.

Vertonghen është futbollisti i fundit që është në shënjestër të kriminelëve. Në muajin dhjetor hajdutët hynë në shtëpinë në Londër të, Mamadou Sakho. Ata raportohet se i kanë vjedhur mbrojtësit të Crystal Palace sende me vlerë me shumë se 500,000 pound. Edhe Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë sulmuar më parë nga hajdutë makinash.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *