Vendosni fjalën kyçe....

Harxhi: 2 nga 3 pavionet e infektivit janë mbushur, aktualisht janë 20 të shtruar


Mjeku infeksionist Arjan Harxhi deklaroi në emisionin ‘’Real Story’’ se 2 nga 3 pavionet në shërbimin infektiv janë plotësuar.

Deri më tani janë shtruar 20 persona me 4 raste të reja.

Pra në shërbimin infektiv, është vendosur si vendi I parë apo shërbimi I parë për këta të sëmurë për shkak të kapaciteteve, hapësirës profesionale të personelit shëndetësor. Janë 20 të sëmurë. Janë shtruar dhe 4 raste të reja.

Nga rastet e identifikuara që paraqiten për problematika të ndryshme. Dhe vlerëson në duhen shtruar apo duhen vendosur në karantinë. Gati 2/3, apo dy pavione nga 3 po mbushen me këto raste dhe kjo është ajo për të cilën po diskutohet. Mosngarkimi në mënyrë të menjëhershme. Ky infeksion zgjat shumë. Nëse një krevat zihet është vështirë të lirohet”- tha mjeku Arjan Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *