11 shtetas të cilit ishin bllokuar në pikën e kalimit kufitar Bosnjë Herzegovinë-Mali i Zi, të cilët kalonin tranzit në këto shtete të nisur nga vendet e BE-së, pas negocimit të autoriteteve shqiptare do dërgohen në doganën e Hanit të Hotit të shoqëruar nga policia malazeze.
Lajmin e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Lidhur me shqetësimin e drejtë të 11 shtetasve shqiptarë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar mes Bosnje Herzegovinës dhe Malit të Zi (Trebinje), pas kontakteve me qeverinë e Malit të Zi dhe koordinimit mes policive të shteteve tona, është mundësuar eskortimi i katër automjeteve përmes territorit malazez.
Policia e Malit të Zi do t’i shoqërojë deri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Është e domosdoshme që në kushtet e mbylljes së kufinjve tokësorë në shumë vende duhet që të gjithë të mbahen të informuar”-shkruan Balla.