Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi/ Shtetet europiane shënojnë numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë


Të tre shtetet që mbajnë peshën kryesore të pandemisë së koronavirusit në Europë, kanë regjistruar të gjitha numrin e tyre më të lartë të vdekjeve për një ditë të vetme.

BBC shkruan se Italia regjistroi dje 368 vdekje që e çuan totalin e saj në 1.809, Spanja regjistroi 97 vdekje të tjera brenda ditës duke shkuar gjithsej në 288, ndërsa Franca raportoi 29 vdekje, duke shkuar në totalin 120.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka shënuar një rekord ditor, me 14 vdekje të reja duke shkuar në 35.

Qeveritë në të gjithë Europën i janë përgjigjur përhapjes së pandemisë, duke frenuar lëvizjet e qytetarëve dhe shtrënguar kufijtë.

Gjermania do të vendosë kontrolle në kufijtë e saj me Francën, Zvicrën, Austrinë, Danimarkën dhe Luksemburgun që nga e hëna në mëngjes, ndërsa Portugalia do të mbyllë kufirin e saj me Spanjën.

Qeveria Çeke ka prezantuar masa të rrepta bllokimi: njerëzit do të lejohen të shkojnë në punë puna dhe të blejnë ushqime ose ilaçe, apo të bëjnë vizita urgjente familjare, por për gjëra të tjera lëvizja e lirë do të jetë e kufizuar ashpër nga mesnata e të dielës deri në 24 Mars.

Austria ka ndaluar grumbullimet e më shumë se pesë personave nga e hëna, dhe Republika e Irlandës po kërkon që bar-et të mbyllen deri më 29 mars.

Shkollat ​​do të mbyllen nëpër shumë shtete Europiane.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tani e ka shpallur Europën “epiqendrën” e pandemisë e cila e kishte origjinën në Kinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *