Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme e sotme në emisionin “Open” se frika e kryeministrit nuk e parandalon koronavirusin.
Sipas Kryemadhit, qeveria nuk i po e menaxhon si duhet situatën dhe nuk po merr masat e duhura.
“Frika e kryeministrit nuk parandalon virusin. Nuk vuajmë të gjithë nga frymëmarrja. Kryetari i Partisë Demokratike shkon në zyrë dhe shikojmë kryeministrin që del nga bunkeri i vetë. Kjo është qesharake.
Ata me probleme me frymëmarrjen janë ndër më të prekurit nga koronavirusi. Por, kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësitë. Në të kundërt, ka socialistë të tjerë që mund ta zëvendësojë. Fatin e secilit nga ne e ka Zoti, nuk e ka as qeveria dhe as politika.
Ka pasur epidemi edhe më përpara dhe njerëzit shkonin nëpër kisha dha xhamija. Duhet t’i japim besim, forcë dhe kushte personelit shëndetësor. Shqiptarët kanë nevojë të jenë të qetë, boll është në panik ekonimia shqiptare. Boll vazhdon akoma trauma e 26 nëntorit dhe ata që janë përjashtë vazhdojnë të jenë përjashta.
Më vjen mesazh që ministrja e Shëndetësisë thotë nuk e kemi anuluar por pezulluar koncesionin e Check Up-t. E kupton çfarë monstrash. Këta janë nëna e koronavirusit. Banka e Shqipërisë kërkon që të mos u merren interesa për këto kohë dhe del qeveria dhe thotë se ne nuk e miratojmë këtë gjë. Janë në terezi këta”-deklaroi Kryemadhi.