Vendosni fjalën kyçe....

Lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut, shërohet “pacientja zero”


Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka informuar se është shëruar pacientja zero atje dhe e ajo do të trajtohet nga shtëpia.

Alsat shkruan se me koronavirusin në shtetin fqinj, sot dalë nga spitali dhe do të vendoset në trajtim shtëpiak. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negative.

Po ashtu njoftohet se gjendja e pacientëve të tjerë është stabilizuar, përfshi këtu pacientja e cila është vendosur në aparate të frymëmarrjes.

Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *