Vendosni fjalën kyçe....

Louis Vuitton do të fillojë prodhimin e dezinfektantëve për duart: Do i japim falas


Pronari i firmës së Louis Vuitton, LVMH do të përdorë linjat e tij të prodhimit të parfumeve për të filluar prodhimin e dezinfektantëve për duart, për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Prodhuesi i mallrave luksoze thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e mungesës mbarëkombëtare të produkteve anti-virale në të gjithë Francën.

“Këto xhelë dezinfektantë do të dorëzohen falas tek autoritetet shëndetësore”– njoftoi LVMH të dielën.

BBC shkruan se Franca ka regjistruar 120 viktima nga koronavirusi deri të dielën, ndërsa vijon të përhapet pandemia.

“LVMH do të përdorë linjat e prodhimit të parfumeve dhe markave të tij kozmetike … për të prodhuar sasi të mëdha të xhelit hidroalkoolik nga e hëna”- tha LVMH në një deklaratë.

Fabrikat zakonisht prodhojnë parfum dhe produkte kozmetike për markat luksoze si Christian Dior dhe Givenchy.

Konglomerati luksoz francez zotëron gjithashtu marka të njohura si prodhuesi i shampanjës Moet & Chandon, prodhuesi i orëve Tag Heuer dhe argjendaria Bulgari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *