Presidenti Meta i ëshë drejtuar qeverisë duke i bërë thirrje që të marrë masa për përballimin e pasojave serioze që mund të shkaktojë koronavirusi në vend.
Në një mesazh me video, kreu i shtetit theksoi se prekja e vendit nga koronavirusi do shkaktojë frenim të rritjes ekonomike në disa sektorë.
Ai tha se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja e sektorit të shëndetësisë është prioriteti madhor.
Meta tha në fund të mesazhit se duhet punuar për të përballuar pasojat e rënda në ekonominë e vendit dhe jetën e çdo familjeje.
Mesazhi i Metës
Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.
Të dashur qytetarë,
Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.
Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.
Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.
Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.
Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore.
Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë.