Vendosni fjalën kyçe....

New York-u mbyll shkollat, restorantet dhe teatrot

New York-u po mbyll shkollat ​​këtë të hënë, gjithashtu dhe restorantet, baret, teatrot, si masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio tha se ai vendosi të veprojë sepse “qyteti ynë po përballet me një kërcënim të paparë, dhe ne duhet t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës”.

SHBA-ja ka vendosur të zgjasë periudhën e ndalimit të fluturimeve me Europën, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës, të cilat nuk përfshiheshin më parë.

BBC shkruan se SHBA-ja ka konfirmuar 69 vdekje deri tani, që janë të lidhura me koronavirusin dhe 3,774 të infektuar. New York-u ka regjistruar pesë vdekje, secili në moshën nga 53 deri në 82 vjeç të cilët kishin probleme shëndetësore të mëparshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *