Ka shkuar në 8 numri i mjekëve të infektuar me Covid-19.
Siç raporton News24, që citon burime të pakonfirmuara brenda QSUT-së, një mjek reanimator është prekur nga koronavirusi.
Ai ka kryer analizën për koronavirus që ka konfirmuar prekjen e tij.
Sipas News24, orët e fundit te Spitali Infektiv në QSUT kanë mbërritur 6 autoambulanca që kanë sjellë pacientë, një pjesë e të cilëve janë transportuar me barrelë.