Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka lënë kominikimin komod shtëpiak duke zgjedhur që ditën e sotme ta bëjë formal me kravatë dhe kostum.
Ai shpjegoi masat e ndërmarra deri më tani nga autoritetet për menaxhimin e situatës së koronavirusit.
Rama tha se nuk mund të ndalet veprimtaria prodhuese duke e krahasuar atë me aparatin e frymëmarrjes për një pacient.
“Të bombarduar me gjithë çfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj. Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë. Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues është si të heqësh aparatin frymëmarrës. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur. Vendimi nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet të shkojnë në punë. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat. Asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik të planit drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli“-tha Rama