Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasit italianë në Shqipëri do kthehen në Itali me avionë të dedikuar


Ambasada italiane do mundësojë kthimin në Itali të shtetasve të saj me avionë të dedikuar.

Nëpërmjet një njoftimi në rrejtët sociale selia diplomatike e akredituar në Tiranë thotë se kthimi do bëhet pas kërkesave të shumta të qytetarëve të saj.

Kemi menduar si përparësi garantimi i bashkatdhetarëve tanë që kanë bërë kërkesë i mundësisë për t’u kthyer në Itali. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe të Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albaëings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për t’i ofruar të gjithë bashkatdhetarëve tanë asistencë maksimale, në prani të një skenari në evolucion të vazhdueshëm që duhet të na shohë të bashkuar, neve së bashku me miqtë shqiptarë, për ta fituar këtë sfidë” deklaroi Ambasadori italian Fabrizio Bucci në vijim të riatdhesimit tregtar të posaçëm të fundit gjatë mëngjesit të sotëm”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *