Vendosni fjalën kyçe....

Turqia konfirmon 47 raste me koronovirus


Turqia ka njoftuar raste të reja të konfirmuara të koronavirusit ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se 29 persona të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në Turqi në 47.

Koca tha se rastet e reja vijnë nga kontaktet jashtë vendit, si nga SHBA-të, Lindja e Mesme, Evropa, ndërsa tre ishin pelegrinë të kthyer nga Umra në Arabinë Saudite. 

“Kontakti i jashtëm do të vazhdojë të jetë një rrezik”, theksoi Koca, duke shtuar rëndësinë e zbatimit të masave në mënyrë rigoroze.

Pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar 5.700, me më shumë se 152 raste të konfirmuara në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *