Vendosni fjalën kyçe....

Babai i tij me koronavirus, djali i Tom Hanks mendon se Trump nuk e ka marrë seriozisht pandeminë


Djali i madh i aktorit Tom Hanks nuk është i kënaqur me mënyrën se si autoritetet po e trajtojnë situatën emergjente të koronavirusit.

Ndërkohë që babai i tij ishte i shtruar në spital,  Colin Hanks ka kritikuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump, duke e akuzuar se spo e merr seriozisht pandeminë.

Ai ka shpërndarë në “Twitter” një foto gjatë takimit që Trump ka zhvilluar me aktorët në këtë periudhë alarmante. “Ndërsa shpërthimi i Koronavirusit po ndodhte kjo është mënyra se si Presidenti vendosi ta kalojë kohën e tij”, shkruan ai.

 

Colin Hanks është shumë i ndjeshëm lidhur me pandeminë me të cilën po përballet gjithë bota, për shkak se i ati dhe njerka e tij Rita Wilson ishin shtruar në një spital në Australi, ku janë konfirmuar me koronavirusit. Pasi janë trajtuar në spital, çifti tani ndihet më mirë dhe janë vendosur në vetëizolim në një shtëpi të marrë me qira atje.

Colin ka bërë herë pas here postime për pandeminë, duke këshilluar qytetarët të kujdesen e duke kritikuar vazhdimisht presidentin amerikan se e ka marrë shumë lehtë këtë gjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *