Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka publikuar sot masat e propozuara nga forca politike që drejton për të përballuar situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.
Basha thekson se masat janë të qarta e lehtësisht të zbatueshme për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë e të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira.
‘Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira, dhe për të ndihmuar ekonominë.Le të jemi solidarë e të bashkuar në ndihmë të njeri-tjetrit.’ – shkruan Basha në Twitter.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama, i cili është përgjigjur po në Twitter. Kreu i qeverisë ironizon Bashën duke i thënë të flejë se i ka ardhur dita e përveç duarve të lajë edhe sytë.
‘MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!’ – shkruan Rama.