Vendosni fjalën kyçe....

Irani liron nga burgu 85 mijë të dënuar nga frika e përhapjes së koronavirusit


Irani ka liruar përkohësisht rreth 85,000 të burgosur, mes të cilëve edhe të burgosur politikë, për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

“Rreth 50% e të liruarve janë të burgosur që lidhen me sigurinë … Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin”– tha zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, citon Reuters.

Më 10 mars, Raportuesi Special i SHBA-ve për të drejtat e njeriut në Iran, Javaid Rehman, tha që ai i kishte kërkuar Teheranit të lirojë të gjithë të burgosurit politikë përkohësisht nga burgjet e tij të mbipopulluara dhe të bllokuara për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, kishte të borugosur që ishin të infektuar.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran ka arritur në 853 dhe gjithsej 14,991 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë vendin. Ky ka qenë një nga shpërthimet më të këqija jashtë Kinës, të virusit të ri.

Esmaili nuk ka sqaruar se kur të liruarit do të duhet të kthehen në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *