Vendosni fjalën kyçe....

Ishin shtruar për koronavirus, Tom Hanks dhe gruaja e tij dalin nga spitali


Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali pasi morën trajtimin për koronavirus.

Çifti dha lajmin javën e kaluar se ishin infektuar me Covid -19 dhe po qëndrojnë në vetëkarantinë në një shtëpi me qira në Queensland, në Australi. BBC shkruan se Hanks ka shkuar atje sepse po realizonte një film për Elvis Presley.

Aktualisht në Australi ka 375 raste të konfirmuara të virusit.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte disa të dridhura që erdhën dhe shkuan. Edhe ethet e pakta”, tha ai në një postim.

Aktori fitues i çmimit Oscar nuk është i vetmi personazh i famshëm që është konfirmuar pozitiv për virusin. Aktori britanik Idris Elba, të hënën zbuloi se ai kishte dalë pozitiv.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *