Vendosni fjalën kyçe....

Ishin vetëkarantinuar në shtëpi, babë e bijë nga Fieri sillen me urgjencë drejt Tiranës


Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Dërmenas të Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

Sipas Balkanweb, babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin e për këtë arsye janë nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Ndërkohë gruaja, e cila ndodhet në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi.

Pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-së për të marrë tamponët për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjeçare, e cila është konfirmuar me koronavirus. Deri më tani numri zyrtar i të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi është 51. Gjashtë prej tyre janë nga qarku i Fierit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *