Vendosni fjalën kyçe....

Italia goditet nga 4 tërmete brenda pak orësh, kalabrezët mes dy frikërave


Ndërkohë që po përballen me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit, italianët kanë kaluar çaste tmerri për shkak të 4 tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur bregdetin perëndimor të Kalabrisë, pak orë më parë.

Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se gjashtë tërmete janë regjistruar gjatë natës në Catanzaro dhe Reggio Calabria, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 3.9.

Instikti i shtyu kalabrezët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por më pas frika nga koronavirusi ishte më e fortë.

Për shkak të koronavirusit, afërsia nuk është e këshilluar. Nuk lejohet përqafimi me njëri-tjetrin, apo shtrëngimi i duarve.

Sipas Il Messaggero, secili qëndronte larg njëri-tjetrit jashtë, për shkak të dy frikërave.

Shumë e kaluan natën në makinë, të tjerët në bregdet, por gjithnjë duke mbajtur distancën e tyre: një ankth shtesë pasi u ngritën me natë nga shtrati, me fëmijë të frikësuar dhe të moshuar që mezi lëviznin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *