Përveçse është klubi i parë spanjoll që ka konfirmuar raste me koronavirus, Valencia është një nga klubet më të prekura.
Pak ditë pasi kishte njoftuar se 5 lojtarë ishin me koronavirus, ditën e djeshme klubi ka dhënë lajmin e hidhur se tani 35% e lojtarëve dhe stafit të saj kanë rezultuar pozitivë pas testeve për Covid-19.
Emrat e lojtarëve të prekur nuk bëhen të ditur, por thuhet se virusi u përhap në skuadër pas udhëtimit të muajit të kaluar në Milano.
“Disa testime të mëtejshme për koronavirusin COVID-19 në mesin e stafit trajnues të Valencia CF dhe lojtarëve kanë dalë pozitive. Të gjitha rastet janë asimptomatike dhe ata janë të izoluar në shtëpi, duke marrë vlerësimin mjekësor dhe duke realizuar planin e planifikuar të trajnimit.
Megjithë masat e rrepta të miratuara nga klubi pas ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës më 19 shkurt në zonën e Milanos, një zonë e konfirmuar me ‘risk të lartë’ nga autoritetet italiane ditë më vonë, këto rezultate të fundit tregojnë se ekspozimi ndaj ndeshjeve të tilla ka shkaktuar një normë pozitive testi rreth 35%.”– thuhet në njoftimin e klubit.
Valencia u bën thirrje njerëzve të qëndrojë në shtëpitë e tyre dhe të ndjekin rreptësisht masat e publikuara nga autoritetet për parandalimin e infeksionit.