Vendosni fjalën kyçe....

“Minatorët po punojnë pa asnjë masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, Albchrome të reflektojë” – SMBB


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i ka bërë thirrje kompanisë Albchrome që të reflektojë lidhur me situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vend.

SMBB-ja ka postuar disa foto ku tregohen minatorët që shkojnë në punë pa mjete mbrojtëse ndaj Covid-19.

Gjithashtu sindikata i bën thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme sa nuk është shumë vonë.

‘VAZHDON PUNA NË MINIERËN E ALBCHROME, PA MASA MBROJTËSE PËR PUNËTORËT. Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet vendi dhe masave të rrepta kundër virusit Covid-19, puna në minierën e Albchrome vazhdon pa asnjë masë mbrojtëse. Siç mund të shihet nga këto foto, punëtorët nuk kanë asnjë masë mbrojtëse në autobusët që bëjnë transportin për në punë, as në ambientet e brendshme të punës. Rreziku për shëndetin dhe jetën e minatorëve është gjithmonë e më i madh. Kërkojmë nga kompania që të reflektojë sa më parë! Ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme sa nuk është vonë!’ – thuhet në reagimin e sindikatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *