Vendosni fjalën kyçe....

Ndalen gjigantët europianë, Airbus e VW bllokojnë prodhimin


Gjiganti europian i aviacionit Airbus ka vendosur të ndalojë prodhimin e montimin në fabrikat franceze e spanjolle për katër ditët e ardhshme për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit.

‘Kjo do lejojë kohë të mjaftueshme për të zbatuar kushte të rrepta shëndetësore dhe sigurie përsa i përket higjienës, pastrimit dhe vetë distancimit, ndërsa përmirëson efikasitetin e operacioneve në kushtet e reja të punës,’ tha kompania në një deklaratë të martën, duke shtuar se do lejojë që personeli të punojë nga distanca, kur është e mundur.

Njoftimi i Airbus erdhi menjëherë pasi Franca dhe Spanja vendosën masa drastike për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri.

Pandemia ka detyruar gjithashtu gjigantin gjerman automobilistik Volksëagen të ndërpresë operacionet në pjesën më të madhe të impianteve të tij evropiane.

Më parë, dega spanjolle e Volksëagen, SEAT, njoftoi se do ndalojë të gjithë prodhimin e makinave. Masa hyn në fuqi ditën e sotme.

Prodhuesi i automjeteve raportoi një plan pushimi të përkohshëm për gati 15,000 punëtorët, ndërsa tha se jo të gjithë punonjësit do të preken. Sipas Reuters, punonjësit do të paguhen me 80 përqind të pagës së tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *