Ka dalë negativ pacienti zero i shtruar në spitalin infektiv.
Pacienti është në rrugën drejt rekuperimit të plotë. Tashmë pritet edhe testi i dytë pas 24 orësh për të konfirmuar të shëruarin e parë.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.
Postimi i plotë:
NJË LAJM I MIRË
KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË
NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË
TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN
DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!