Parizienët përshkuan herët të martën stacionet hekurudhore të qytetit dhe dolën në autostradë për të shpëtuar nga kryeqyteti përpara se të aplikohet masa e qeverisë për të bllokuar lëvizjen.
Mirëpo Reuters shkruan se eksodi i Parisit rriti shqetësimin për provincat e Francës, ku shumë kanë frikë se banorët e kryeqytetit do të sjellin virusin me vete dhe do të përshpejtojnë përhapjen e tij.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se qeveria nuk ka ndërmend të ndalojë njerëzit të udhëtojnë drejt rezidencave të tyre sekondare, por tha se kufizimet e rrepta do të zbatohen edhe në bregdet ashtu siç do të ndodhë në qytet.
Në stacionin hekurudhor të Gare du Nord, ishin mbledhur shumë pasagjerë, pjesa më e madhe me maska.
🔊Fuite hors de #Paris à gare Montparnasse. De nombreux jeunes se rendent dans leur famille pour y passer leur confinement. De très grosses valises, signe qu’on ne prévoit pas de revenir si tôt dans la capitale.. #COVID19france pic.twitter.com/nPAp5qYq2k
— GauloiseRéfractaire💥 (@MAHIEUCATHERINE) March 17, 2020
“Ne do të preferonim një mjedis më të hapur, në një shtëpi më të madhe me një kopsht, sesa një apartament në Paris”– tha mësuesja e gazetarisë Camille, e cila po udhëtonte për në shtëpinë e nënës së saj në veri të Francës me partnerin e saj. Të dy planifikojnë të punojnë në distancë.
Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi ka arritur në 148 dhe gjithsej 6.600 njerëz janë konfirmuar të infektuar. Presidenti Emmanuel Macron vonë të hënën tha që vendi “ishte në luftë” me koronavirusin dhe njoftoi kufizime të rrepta.
Ai i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga mesdita e së martës. Ai tha se qytetarët duhet të largohen nga banesa vetëm për të blerë sende ushqimore, për të shkuar në punë nëse bëhet fjalë për punët thelbësore, të bëjnë stërvitje ose për kujdes mjekësor. Gjithashtu ushtria do të mobilizohet për të ndihmuar transferimin e të sëmurëve në spitale.