Vendosni fjalën kyçe....

Përgjigjet e analizave dalin negativë me koronavirus për 17 mjekë dhe infermierët e spitalit të Fierit


Kanë dalë rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit të Fierit.

BalkanWeb raporton sipas burimeve nga spitali se rezultati është negativ për të gjithë.

7 pjesëtarë të stafit u vetë-karantinuan pas rastit të një 61- vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital.

Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetë-karantinuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *