Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë kanë firmosur urdhrin për shtyrjen e pagesave të kredive deri më 31 maj të këtij viti.
Por në urdhrin me 4 pika vihet re se shtyrja do bëhet vetëm për ata persona të cilët do argumentojnë nevojat për shtyrjen e pagesave.
Argumentet e kredi-marrësve duhet të shqyrtohen brenda një afati 3 ditor nga kredi-dhënësit qofshin këto banka apo institucione mikrokredie.