Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus në shtetin grek ka shkuar në 387.
Mosha mesatare e pesë viktimave është 68 vjeç. Nga të prekurit, 69 janë shëruar tashmë, shkruajnë mediat helene.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 35 raste të dyshuara me koronavirus. 11 persona të prekur janë në terapi intensive. Katër pacientë të prekur kanë marrë fletë-daljen.