Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 352 numri i rasteve me koronavirus në Greqi, rrugët e Athinët të boshatisura


21 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Greqi, duke e çuar në 352 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Protothema shkruan se lajmi u dha nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe profesori i sëmundjes infektive Sotiris Tsiodras.

51% e rasteve janë burra, shumica e të cilëve ishin vendosur në Athinë.

Tsiodras foli për rritje eksponenciale, e cila mund të marrë dimensione të pakontrollueshme nëse masat dështojnë dhe ne nuk demonstrohet përgjegjshmëria e kërkuar.

“Qeveria ka shtrirë masën e pezullimit në pjesë të tjera të sektorit parësor që nga e mërkura. Farmacitë, supermarkete, gjithçka që lidhet me zinxhirin e furnizimit, stacionet e shërbimit, si dhe institucionet financiare dhe shërbime të tjera janë të përjashtuara. Tregtia elektronike vazhdon të funksionojë normalisht”-  tha ai.

Rrugët e Athinës siç shihet në pamjet e mëposhtme janë boshatisur, me njërëzit që po qëndrojnë brenda në shtëpi duke zbatuar rregullat për t’u mbrojtur nga pandemia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *