Aktori i Hollivudit, Idris Elba, njoftoi se është prekur nga koronavirusi por pohoi se ndihej mirë.
‘Këtë mëngjes u testova pozitiv për Covid-19. Ndihem mirë, nuk kam simptoma deri më tani, por jam izoluar që kur mësova për ekspozimin tim të mundshëm ndaj virusit,’ – shkroi në Tëitter Elba, së bashku me një video me hollësi në lidhje me gjendjen e tij.
‘Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë. Unë do t’ju mbaj të përditësuar sesi nuk po e marr me panik.’ – shtoi ai.
Elba sqaroi se ai iu nënshtrua testimeve pasi ra në kontakt me një individ i cili kohët e fundit u diagnostikua me sëmundjen dhe tha se ai hyri në izolim pasi mësoi rezultatet e testit të personit të përmendur.
‘Është e shpifur, është situatë serioze. Tani është koha të mendojmë vërtet për distancimin shoqëror, duke larë duart.’ – tha ai.