Po zhvillohet online mbledhja e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kjo video-konferencë, ndërsa zbulon dhe temat e diskutimit të tyre. Rama thotë se vendi ynë ka reaguar shpejt për parandalimin e koronavirusit dhe se po merr formë dhe plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave.
“Mbledhja e kryeministrave të ballkanit perëndimor me kancelarin e austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.
– garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin
– plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim
– mbledhja e këshillit europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
– Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”- shkruan Rama.